back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeA u morën vesh Qeveria dhe Bechtel-Enka për 53 milionët eurot? Lekaj...

A u morën vesh Qeveria dhe Bechtel-Enka për 53 milionët eurot? Lekaj e Zharku përplasen në Pressing

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mohuar pohimet e ish-ministrit të Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, se Qeveria e Kosovës dhe Bechtel-Enka kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.

“Nuk ka pasur marrëveshje mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj. “Është spekulim që ju keni marrëveshje”, i ka thënë Lekaj, Zharkut.

Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.

Zharku ka thënë në “Pressing” se ekzistojnë shkresat që tregojnë se kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shpenzimet. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz