back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePresidenti Thaçi dekoron ish-bashkëpartiakut të tij!

Presidenti Thaçi dekoron ish-bashkëpartiakut të tij!

Të ngjajshme

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale  Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Presidenti Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai, sipër një fotografie ku shihet duke i dhuruar  Medaljen Presidenciale, ish-bashkëpartiakut Haliti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz