Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, Osman Veliu ka theksuar se fal bashkëpunimit me shoqatën “Duart e Bamirësisë” kanë arritur shpërndarjen e Pakove Ushqimore për 300 familje të komunës sonë me gjendje të rënd ekonomike dhe sociale.
Poashtu kësaj shoqate i’u nda një mirënjohje për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderajt.

