BallinaLajmeKjo është policja serbe që i shërben Kosovës dhe flet rrjedhshëm shqip...

Kjo është policja serbe që i shërben Kosovës dhe flet rrjedhshëm shqip (VIDEO)

Të ngjajshme

Në fshatin Graçanicë, shumë pak kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, mbajnë rendin 41 policë serbë dhe 12 shqiptarë.

Por në këtë stacion policor gjendet edhe një police serbe e cila ka 13 vjet që punon për rendin në Kosovë.

Ajo quhet Svetlana Kapetanoviq dhe e veçanta e saj që e dallon nga kolegët me të njëjtën shtetësi është se ajo e flet rrjedhshëm shqipen.

RTV Dukagjini shkruan se policja serbe mban stemën e Kosovës në kraharor dhe nuk e ka aspak problem këtë.

Ajo ka treguar edhe arsyet që e shtynë për ta mësuar gjuhën shqipe, edhe pse dikur as nuk e kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.

Kapetanoviq tha: Ka qenë një rast kam punu në Fushë Kosovë, kur kemi qenë vetëm femra dhe unë është deshtë me bisedu me to. Kam nis me shkru çka ka ndodh dhe tu e mendu me punu për Polici të Kosovës më mirë me dit edhe gjuhën shqipe. Bartja e stemës dhe flamurit të Kosovës në kraharor, është diçka normale. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës për mu është i njëjtë, s’ka lidhje a është serb, kosovar apo malazez”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz