Një aksident i rëndë mes një kamioni dhe dy veturave ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, raporton Periskopi.
Një lexues i Periskopit, i cili ka dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se në këtë aksident ka edhe të lënduar.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili për Periskopin tha se dy personave të përfshirë u është ofruar ndihmë mjekësore.
“Aksidenti ka ndodhur para 30 minutave. Ka ndodhur mes një veture civile dhe një kamioni. Policia dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vend ngjarje. Dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai për Periskopin.
Ndërsa, lexuesi i Periskopit që gjendet në vendngjarje thotë se vetura e aksidentuar e tipit ‘Jeep’ i përket kompanisë ‘Bechtel Enka’.
Kjo veturë ishte duke u kyçur në magjistrale, në momentin e goditjes nga kamioni.
Si rrjedhojë, ka pësuar edhe një veturë tjetër civile, e cila ka goditur kamionin në pjesën e pasme./Periskopi