BallinaSportZbulohet kushti i federatës, Panuçi rrezikon shkarkimin

Zbulohet kushti i federatës, Panuçi rrezikon shkarkimin

Të ngjajshme

Ndalimi i internetit në Iran hyn në ditën e 30-të

Bllokada e internetit në Iran ka hyrë në ditën...

Beqir Musliu, i pari poet postmodern shqiptar

Nga Teki Dërvishi Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir...

Dy humbjet e fundit të ekipit kuqezi, kundër Ukrainës 4:1 dhe përballë Kosovës 3:0 duket se kanë tronditur pozitat e trajnerit Kristian Panuçi.

Disa burime pranë ekipit përfaqësues i thanë Politiko.al se kreu i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar ditën e djeshme një takim kokë më kokë me italianin, ku i ka thënë se ndeshja me Ukrainën do të jetë mjaft e rëndësishme për të ardhmen e tij në krye të ekipit, pasi deri tani loja e skuadrës nuk ka bindur aspak, për më tepër që edhe iniciativa e tij për të rinovuar skuadrën nuk po rezulton efikase.

Kujtojmë se më 9 shtator do të fillojë Kupa e Kombeve, ku Shqipëria do të ndeshjet me Izraelin në ‘Loro Boriçi’, por me paraqitje të tilla duket se do të jetë e vështirë të koleksionoj rezultate pozitive.

45-vjeçari, i cili ka një karrierë modeste në fushën e trajnimit mori drejtimin e Kombëtares në korrik të vitit 2017, kur zuri vendin e De Biazit. Premtimi i tij ishte ndërtimi i një ekipi sulmues dhe rezultativ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz