BallinaSportHaxhi Krasniqi e mposht rusin Kashtanov, fiton titullin evropian EBU

Haxhi Krasniqi e mposht rusin Kashtanov, fiton titullin evropian EBU

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.

Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij pothuajse në çdo rund të zhvilluar.

Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, pasi tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për kampion të botës në këtë kategori, raporton Gazeta Express.

Krasniqi boksoi në kategorinë super të mesme duke u treguar më i fuqishëm e rusi Kashtanov në meçin e zhvilluar në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.

Krasniqi tani ka 48 fitore nga 53 luftëra.

Ai ia shkaktoi Kashtanovit vetëm humbjen e tretë në karrierë, pasi deri para këtij meçi ai i kishte 36 fitore nga 38 meçe. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz