back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeGjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më i vogël se një vit më parë, kur ai ishte 25 375. Nga kjo shifër, shumica dërmuese e migrantëve janë dëbuar përmes rrugës ajrore (21904 sish) ndërsa në rrugën tokësore janë dëbuar 2011 dhe në atë ujore, vetëm 51 të huaj.

Më së shumti të dëbuar në nivel të Gjermanisë ka pasur nga Frankfurti (6756), nga Dyseldorfi (4845) dhe nga Munihu, 2421, shkruan owb-online.de.

Ndërsa sa u përket vendeve në të cilat janë bërë më së shumti dëbime (përmes rrugës ajrore), listën e kryeson Shqipëria me 3429, e ndjekur nga Kosova (2721) dhe Serbia (2359).

Nga ana tjetër, numri i të huajve që kanë lëshuar Gjermaninë vullnetarisht për vitin 2017 ende nuk dihet saktësisht, transmeton albinfo.ch. Por, gjatë vitit 2016, përmes programit të përbashkët të Qeverisë Federale në bashkëveprim me landet, janë kthyer 54069 persona ndërsa këtij numri i duhen shtuar kthimet e mbështetura veç e veç nga landet.

Në landin e Bavarisë, gjatë vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht 13101 persona, më së shumti prej tyre (1443) në Irak, pastaj 1275 në Ukrainë. Në periudhën nga fillimi i këtij viti (2018) e deri më 30 prill 2018 nga Bavaria kanë ikur vullnetarisht 4094 të huaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz