BallinaSportCristiano Ronaldo është i lirë t’i bashkohet Man Unitedit

Cristiano Ronaldo është i lirë t’i bashkohet Man Unitedit

Të ngjajshme

Ndalimi i internetit në Iran hyn në ditën e 30-të

Bllokada e internetit në Iran ka hyrë në ditën...

Beqir Musliu, i pari poet postmodern shqiptar

Nga Teki Dërvishi Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir...

Cristiano ka marrë dritën e gjelbër nga Perezi, është i lirë t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Cristiano Ronaldo është më afër se kurrë më parë kthimit në “Old Trafford” te Manchester United, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.

Gjithçka nisi në finalen e Ligës së Kampionëve ku Real Madridi fitoi titullin e tretë me radhë pas triumfit 3-1 kundër Liverpoolit.

“Brenda pak ditëve do të jap një përgjigje për tifozët që gjithmonë kanë qenë në anën time… ishte bukur të luaja për Madridin”, ishte bomba e lëshuar nga CR7 një javë më parë.

Tani, Don Balon raporton se Florentino Perez i ka treguar Cristiano Ronaldos se është i lirë t’i bashkohet Manchester United, nëse ky i fundit plotëson kërkesat e Real Madridit, që besohet të jetë shumë e lartë për moshën e Ronaldos. Sipas Don Balon, Madridi kërkon 175 milionë funte për Cristianon.

Spekulimet i ka rritur edhe më shumë ditë më parë nëna e Cristianos, Dolores Aveiro, që për mediat franceze tha: “Binde Ronaldon t’i bashkohet PSG-së? Të jem e sinqertë, nuk do të më mërziste (nëse i bashkohet)”.

“Edhe pse do të preferoja një rikthim në Manchester United…”, deklaroi nëna e Cristiano Ronaldos.

CR7 është pjesë e Madridit që nga viti 2009 ku ka bërë 438 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 450 gola.

Largimi i Ronaldos do të ishte një tjetër goditje e madhe për tifozët dhe klubin, pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz