BallinaSportRonaldoi iu ka treguar shokëve të skuadrës se po largohet nga Real...

Ronaldoi iu ka treguar shokëve të skuadrës se po largohet nga Real Madridi!

Të ngjajshme

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Të dielën ndërrohet ora

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Ronaldo duket gjithnjë e më larg Real Madridit…

Sipas asaj që ka mësuar MARCA, Cristiano Ronaldo iu ka treguar shokëve të skuadrës në Kiev se ky ishte sezoni i fundit me Real Madridin dhe se është krenar që ka veshur fanellën e bardhë për nëntë sezone, ku shkroi histori duke fituar 4 Champions League në 5 vite, tri me radhë.

Ronaldo lëshoi bombën menjëherë pas ndeshjes me Liverpoolin: “Ishte bukur të luaja në Madrid, pas pak ditësh do të flas më shumë…”.

Ai gjithashtu tha se: “kjo vjen nga larg, nuk janë në pyetje paratë”.

Pas këtyre deklaratave, si lojtarët ashtu edhe tifozët janë mundua t’ia mbushin mendjen që të qëndrojë, madje gjatë festës së të 13-tës, i gjithë Santiago Bernabeu, së bashku me lojtarët, brohoritën: “Cristiano, qëndro”.

MARCA shkruan se Ronaldo e do Madridin dhe ka kohë që ka kërkuar kontratën e re, premtim i bërë nga presidenti i klubit pas finales kundër Juventusit në Cardiff, por që nuk është realizuar.

Edhe pse 33 vjeçar, Cristiano ka qenë vendimtar edhe këtë edicion në triumfin e Real Madridit në Champions League.

Sido që të jetë, pas Zinedine Zidane, Real Madridi rrezikon të humbasë edhe makinën e golave, nëse nuk reagon Florentino Perezi, që duket të jetë në dorën e tij përderisa Ronaldo insiston “kjo vjen nga larg, nuk janë në pyetje paratë”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz