

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Itali, aty ku një maroken vrau bashkëshorten tij shqiptare.
Ajo çka e bën më të rëndë këtë krim është fakti se marokeni vrau 33 vjeçaren shqiptare Fjoralba Nonaj me një thikë në sytë e djalit të tyre 5 vjeçar.
“Po, ishte babai, unë e pashë”, është shprehur i shokuar para mjekëve djali i çiftit.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme brenda një makine, ku ishin të pranishëm çifti dhe fëmija i tyre i mitur.

Sipas mediave italiane pas një debati të ashpër marokeni nxori thikën dhe e qëlloi disa herë rresht Fjoralbën, në sy të djalit të tyre.
Ajo kishte marrë plagë të shumta nga goditjet me thikë në brinjë, bark, qafë dhe në shpinë.
Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë atë në sy të djalit të vogël i tmerruar nga ngjarja që mbahej në krahë nga fqinja 49-vjeçare.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje, Fjoralba u transportua në spital ku mjekët shpallën zyrtarisht vdekjen e saj.
Shqiptarja punonte si pastruese ishte martuar me një djalë maroken. Një martesë që pesë vjet më parë kishte sjellë edhe një fëmijë.
Ai në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij, ndërsa disa muaj më parë ajo që të ndahet prej tij./Gazeta Express




