BallinaSportBerisha: Ja pse na deklasoi Kosova

Berisha: Ja pse na deklasoi Kosova

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...
Kapiteni i ekipit kombëtar në ndeshjen e djeshme, Etrit Berisha, pranoi se ekipi luajti shumë keq ditën e sotme, dhe se faji ishte i të gjithëve në këtë takim.

Sot kapiten, por çfarë ndjesie merr nga kjo humbje?

Mënyra e qasjes së ndeshjes ishte për tu pyetur, pasi bëmë një ndeshje ku filluam shumë dobët. I lejuam shumë Kosovës të organizohet. Bëmë disa gabime dhe me kundërsulme na rrezikuan. Nuk më pëlqeu qasja e ekipit, si u kundërpërgjigj. Dy mesfushorët e krahut ishin jashtë loje. E kishim të vështirë të kontrollojmë mesin e fushës, Kosova e kontrolloi aty, ku bëri dhe diferencën.

Ku mund të ndryshoi ekipi për një shkundje?

Jemi në një fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë të hyjmë në lojë. Kur kemi mungesa në ekip, kjo vërehet. Edhe sot u duk. Duhet të jemi më seriozisht në lojë, edhe pse është miqësore. Kur pëson një apo dy gola, e humb edhe ndeshjen. Kjo gjë ndodh edhe në të ardhmen pastaj.

Sjellja jo e mirë në fushë e ekipit sot…

Faji është i të gjithëve, që nuk kemi luajtur në mënyrën e duhur. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet t’i jepet kohë të përshtaten në ekip. Dita e sotme një mësim për ne. Që nga ndeshja e ardhshme duhet të kemi paraqitje të mira.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz