back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleStrukturat e AKR-së në Vushtrri bëhen bashkë edhe për iftar (Foto)

Strukturat e AKR-së në Vushtrri bëhen bashkë edhe për iftar (Foto)

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, sonte së bashku me strukturën aktive të degës së AKR-së në Vushtrri kanë ngrënë iftar të përbashkët.

Aliu njofton se me prezencën e strukturës dhe dhjetëra aktivistëve, sonte, në një iftar të përbashkët të organizuar nga Dega e AKR’s në Vushtrri, muajit të shenjtë të Ramazanit iu shtua akoma më shumë madhështia.

“Me këtë rast kishte biseda të këndshme e nostalgji për gjithë periudhën më të mirë të kaluar së bashku deri më sot.Organizime të tilla janë veçse të zakonshme dhe bëhen çdoherë nga dega, andaj nuk munguan edhe kësaj radhe.” shkruan Aliu në faqen e tij në Instagram.

“Ndërsa me dëshirën që aktiviteti, devotshmëria dhe angazhimi të ruhet edhe ditëve në vazhdim, urojmë që edhe këto pak ditë të mbetura të Ramazanit të shoqërohen me agjërim të lehtë e të pranuar si dhe me dashuri e respekt vëllazëror. Paqe për të gjithë dhe qofshi nën mëshirën e Zotit!” përfundon shkrimin Nasuf ALiu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz