BallinaLajmeI bie pishman Agim Bahtiri, nuk shkon në Vetëvendosje

I bie pishman Agim Bahtiri, nuk shkon në Vetëvendosje

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Agim Bahtiri është i vendosur të qëndrojë në AKR e ta ruajë pozitën e tij të “zëvendëspresidentit”. Së fundmi numri dy i AKR-së ka pasur disa herë dilema në rrugëtimin e tij politik, megjithatë ai ka vendosur që me Albin Kurtin ta ruajë miqësinë e përzemërt, ndërsa të qëndrojë te Pacolli

Bahtiri në një prononcim për Gazetën Express ka treguar se nuk do të kalojë në VV dhe se është i kënaqur aty ku është, si zëvendëspresident.

“Unë jam dhe do të vazhdoj të jem në AKR. Jam zëvendëspresident i AKR-së”, ka thënë Bahtiri shkurt për Express.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se afërsia e tij me Kurtin do të mbetet në kuadër të shoqërisë së tyre, ndërsa vetë ai nuk do të shkojë në Vetëvendosje.

Një javë më parë u raportua se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, do të kalonte në Vetëvendosje, duke bashkuar rrugën politike me liderin e VV-së, Albin Kurtin, të cilin e kishte përkrahës në zgjedhjet lokale.

Kishte rënë në sy mbështetja e madhe që lideri i VV-së i dha Bahtirit gjatë zgjedhjeve lokale nëntorin e kaluar.

Para se të raportohej që kryetari i Mitrovicës me gjasë do të kalonte në Vetëvendosje, ishin dhënë indikacione edhe më herët për pakënaqësitë e tij në ARK. Ai nuk ishte aspak i kënaqur kur shefi i tij, Behgjet Pacolli, u bë bashkë me PDK-në, AAK-në dhe Nismën për ta krijuar Qeverinë.

Deri në krijimin e koalicionit qeverisës, Bahtiri mohonte se partia e tij bashkëpunon me PDK-në, ndërsa ishte i interesuar për negociata me VV-në.

Bahtiri pati koalicion me Vetëvendosjen gjatë balotazhit në Mitrovicë. Kurti shihej krah tij gjatë gjithë kohës së fushatës, madje më shumë sesa që shihej me Shpend Ahmetin apo Qëndron Kastratin, të cilët gjatë zgjedhjeve ishin kandidatë të VV-së.

Ndërsa, pasi Bahtiri mori mandatin e dytë si kryetar i Mitrovicës, Kurti i shkonte për vizitë në komunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz