BallinaLajmeDy ministra të PDK-së, bllokojnë zonën ekonomike të Malishevës

Dy ministra të PDK-së, bllokojnë zonën ekonomike të Malishevës

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Dy ministra të Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Abelard Tahiri i Drejtësisë nuk kanë votuar pro krijimit të zonës ekonomike në Malishevë, duke e bllokuar procesin që e ka nisur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës propozimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për themelimin e zonës ekonomike në Malishevë nuk është votuar edhe nga dy ministrat e PDK-së, duke dal kështu hapur kundër punës së ministrit Bajram Hasani, që është duke krijuar zona ekonomike në të gjitha qytetet e Kosovës.

Arsyetimi i këtyre dy ministrave ka qenë se kinse ka implikime financiare, gjë e cila nuk qëndron, sepse MTI-ja i ka kryer të gjitha obligimet financiare.

MTI-ja i ka kryer të gjitha procedurat ligjore që parasheh ligji, ashtu sikurse janë kërkuar edhe për zonat tjera ekonomike.

Në realitet pengesë për këta dy ministra, Tahirin dhe Beqajn, është Malisheva, pasi është parapa që ky qytet të ketë investime, e që nuk ka ndodhur nga qeveritë e kaluara.

Kujtojmë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke investuar për zonë ekonomike në Viti, Suharekë dhe Vushtrri, ndërsa është kërkuar nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, që ta gjej hapësirën që të bëhet investimi edhe në këtë qytet.

Njëkohësisht MTI-ja është zëvendës kryesuese e komitetit për themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane.

Të gjitha këto punë janë bërë brenda mandatit të ministrit Bajram Hasani që vjen nga Nisma Socialdemokrate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz