back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleKëto janë disa nga pasuritë natyrore të komunës së Skënderajt

Këto janë disa nga pasuritë natyrore të komunës së Skënderajt

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Territori i Komunës së Skënderajt në pikëpamje gjeologjike nuk është hulumtuar mjaft, kështu që janë të nevojshme hulumtimet e mëtutjeshme në këtë drejtim.

Territori që përfshin komuna e Skënderajit nuk ka hulumtime të mjaftueshme nga aspekti gjeologjik andaj të dhënat që do ti japim me sa vijon nuk janë të gjitha të dhënat për pasuritë nëntokësore që mundë t’i këtë komuna.

Në bazë të hulumtimeve që janë bërë deri më tani komuna ka këto pasuri nëntokësore:

  • Gurë gëlqerorë
  • Argjil i kualitetit të lartë për punimin e matrialeve ndërtimore
  • Plumb dhe Zing (këto të dhëna janë marrë sipas disa hulumtimeve burimore sesa në bazë të hulumtimeve shkencore) dhe së këto zona janë në fshatrat e Bajës dhe Syriganës.
  • Xehet e Nikelit

Duke u bazuar në faktin se minera e Feronikelit nuk është larg nga territori i komunës sonë sipas disa të dhënave ka shenja se edhe në fshatrat e komunës së Skënderajit siqë janë: Qirez, Baks, Prellovc etj ka xehe nëntokësore por që duhet të bëhet një hulumtim shkencor i saktë.

Thëngjill Sipas hulumtimeve të viteve 1983/84 nga instituti “INKOS” në kuadër të KEK-ut është bërë një hulumtim ku këto hulumtime kanë ardhur në përfundim se në fshatrat Polac dhe Prekaz të komunës së Skënderajt ka rezerva të thëngjillit prej 7.000.000 tonë në thellësi prej 10–15 m.

Të Fundit

Sport

ShowBiz