BallinaSportSi u censurua mënyra e gëzimit të lojtarit musliman pas golit në...

Si u censurua mënyra e gëzimit të lojtarit musliman pas golit në finalen e Championsit (Video)

Të ngjajshme

​Në Rahovecin e masakruar në luftë, gjenden sërish eshtra njerëzish

Pikërisht në 27 vjetorin e fillimit të bombardimeve që...

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Në një finale spektakolare të luajtur në Kiev, vendimtare për fatin e takimit rezultuan dy supergola të Gareth Bale dhe dy gafa të rënda të portierit gjerman të Liverpoolit, Karius.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, në fillim të pjesës së dytë, Karius zotëron një top dhe në tentativë për të rinisur aksionin, e përplas atë në këmbët e Benzema, që ishte shumë pranë dhe sheh që topi të përfundojë në rrjetë.

Liverpooli reagoj shumë shpejt dhe barazoj me anë të Sadio Mane, pas një skeme të ekzekutimit të një këndoreje. Pas barazimit, lojtari musliman nga Senegali realizojë gëzimin  e tij tash më të standardizuar, ai u përul në fushë duke shkuar në sexhde, por në këtë moment kamerat e ndërprenë/censuruan pamjen duke i dhënë një pamje tjetër.

Ngjarja shkaktoi reagime edhe në rrjete-sociale, pothuajse me mijëra futbolldashës kritikuan aktin e  UEFA-s duke karakterizuar atë si një censurim me karakter islamofob, trasnmeton Gazeta e Re.

Kjo nuk është hera e parë kur transmetuesit e lojërave të UEFA-s censurojnë gëzimet në forma të tilla, e njëjta gjë ishte shfaqur dhe në ndeshjet e çerekfinales ku gol-shënuesi në këtë rast ishte ylli egjiptian i Liverppolit, Mohamed Salah.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz