BallinaRegjionaleXhafer Tahiri reagon për rrënimin e Qendrës së Kulturës në Vushtrri

Xhafer Tahiri reagon për rrënimin e Qendrës së Kulturës në Vushtrri

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Një pjesë e Qendrës së Kulturës ‘Hasan Prishtina’ në Vushtrri ka filluar të rrënohet.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka qenë kundër rrënimit të saj.

Ai ka shkruar se gjatë kohës kur ka marr mandatin si kryetar i komunës e ka gjetur të gatshëm vendimin për nënshkrimin e kontratës për objektin e Qendrës së Kulturës, pasi procedurat kanë përfunduar gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Procedurat dhe i gjithë projekti natyrisht kanë qenë të përfunduara shumë kohë më parë. Por çuditërisht krejt prokurimi afër 1 milionësh është filluar e është përfunduar gjatë procesit zgjedhor, ndërsa tërë procesi ka përfunduar vetëm 4 ditë para se ne të marrim detyrën’ ka shkruar Tahiri.

Tahiri poashtu ka shkruar se është konsultuar me shumë ekspert të prokurimit nëse mund të rishikohet projekti, por ka marrë përgjigje negative.

Në postimin e tij, Tahiri ka njoftuar se do të rindërtohet vetëm pjesa e përparme e Qendrës së Kulturës, ndërsa salla nuk do të rrënohet.

“Tani ajo që na mbetet, e që ne e marrim për zotim është që në fasadën e jashtme të kemi të paktën elementet bazë të trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë, e që janë guri dhe tullat’ ka përfunduar Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz