BallinaJetëKeni pezmatime në gojë edhe gjatë verës, ja si t'i trajtoni në...

Keni pezmatime në gojë edhe gjatë verës, ja si t’i trajtoni në kushte shtëpie vetëm me përbërës natyralë

Të ngjajshme

Nuk është aspak çudi që edhe pse jemi në verë t’ju shfaqen mbi buzë, por edhe brenda gojës, disa fluska të kuqe në të bardhë të cilat mund t’i ngatërroni fare lehtë me simptomat e etheve të dimrit që lamë pas. Lëkura rreth tyre zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e enjtur dhe e inflamuar ).

Flluskat mund të hapen si pasojë lëngu brenda tyre rrjedh dhe vendi bëhet dregëz pas disa ditësh. Në gjuhën mjekësore ato njihen me emrin ”afte”, kujdes nuk duhen ngatërruar me herpesin labial. Arsyet e shfaqjes së tyre në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë  stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të tempeaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj. Në artikullin e sotëm Living do t’ju tregojmë si të trajtoni aftet në kushte shtëpie me dy përbërës që i kemi të gjithë.

Sodë buke dhe vaj ulliri: Kombinimi i sodës së bukës dhe vajit të ullirit është një ndër metodat më efektive për problemet e shëndetit oral, siç janë herpesi labial dhe aftet. Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e pH-shit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më parë.

bicarbonato de sodio

Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.

leggimigratis 2017 09 02 1504364981

Në një vazo të vogël ose edhe thjesht filxhan bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri. Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte. Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëtiru çdo ditë pas larjes së dhëmbëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz