15 vite pasi që Liverpool bëri kthehen më të madhe në një finale të Ligës së Kampionëve kundër AC Milan, qyteti turk do të jetë edhe njëherë nikoqir i finales se garës më të madhe të futbollit në botë.
Stadiumi olimpik i Ataturkut në Stamboll do të pres finalen e Ligës së Kampionëve më 2020, ka konfirmuar UEFA sot.
Ky stadium ka kapacitet prej 76 000 ulësesh në qytetin turk që kishte mirëpritur njërën prej finaleve më interesante, atë të 2005, ku Liverpool fitoj me penallti pasi kishte kthyer rezultatin nga 3-0 në 3-3 në pjesën e dytë.
UEFA ka konfirmuar këtë lajm i cili ka ardhur pas takimit të komitetit ekzekutiv të UEFA’s të enjten, i cili u mbajt në Kiev ku këtë vit mbahet finalja e Ligës së Kampionëve.
Përpos finales se Ligës së Kampionëve, UEFA ka thënë se stadiumi Arena Gdansk në Poloni do ta pret finalen e Europa Ligës në të njëjtin vit, derisa Super kupa e UEFA’s do të mbahet në stadiumin e Portos, Estadio do Dragao.
Stadiumi i Vjenës do të jetë nikoqir i finales se Ligës së Kampionëve për femra më 2020.
Finalja e vitit 2018 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “NSC Olimpiyskiy Stadium” në kryeqytetin e Ukrainës Kiev kurse për edicionin 2019 finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.
Në të njëjtën kohë, UEFA ka konfirmuar se orari i ndeshjeve për kampionatin europian EURO 2020, që do të mbahet në të gjitha qytetet e Europës ka filluar të kompletohet.
12 qytete të ndryshme europiane në shtete të ndryshme do ta organizojnë këtë kampionat unik në Europë, i cili do të fillojë në Stadiumin Olimpik të Romës që do ta hap kampionatin më 12 qershor në këtë vit.
Finalja do të mbahet në stadiumin e Wembleyt në Londër më 12 korrik.