BallinaSportAlbian Ajeti akuzon rëndë: Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë

Albian Ajeti akuzon rëndë: Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Golashënuesi Albian Ajeti ka potencial për t’u përmirësuar në funksion të klubit dhe kombëtares zvicerane. Edhe pse ka shënuar këtë sezon më shumë gola (14 gola) në Superligën Zvicerane, ai tregon se kurrë nuk është i kënaqur me veten e tij. I pyetur nga mediat helvete se me kë reflekton mbi arritjet e tij më intensive, sulmuesi me pasaportë shqiptare, vëllai i Arlind Ajetit, thotë: “Sigurisht me trajnerin, pastaj me lojtarët dhe prindërit e mi. Por, sidomos me babain tim”.

Bazeli i tij nuk ia doli të fitonte titullin kampion në Zvicër, sezonin aktual. Albian Ajeti ka një shpjegim për këtë: “Nuk arritëm të fitonim shpesh, ose të paktën të qëndronim të pamposhtur. Shpesh kemi dhënë gjithçka, por nuk kishim fat. Humbëm ndeshje të rëndësishme. Kjo na shqetësonte në ritëm”.

Po çfarë do donte të përmirësonte në vete sulmuesi shqiptar i Bazelit? Ajeti e ka të gatshme përgjigjen: “Unë kurrë nuk jam i kënaqur me veten time. Dua të përmirësoj shumë gjëra. Edhe pse ndihem mjaft i aftë, ende dua të jem më i gjallë, të hap më tepër hapësira për shokët e ekipit dhe të punoj më shumë në mbrojtje.

Dua të kthehem në zonën e 16-metërshit të ekipit tim dhe të ndihmoj në fazën difensive. Për ta bërë këtë, duhet të bëhem edhe më mirë fizikisht, më konsistent dhe më stabil. Këtë do ta arrij me trajnimin e nevojshëm, por edhe ushqimin e duhur. Kjo është një pjesë, ku ende mund të punoj për veten time”.

Golat e shënuar dhe paraqitja e bërë me Bazelin e ka përfshirë Albian Ajetin në listën e 35 lojtarëve të kombëtares zvicerane. Kjo përbën lumturi për futbollistin, i cili është pritur të luante edhe në kombëtaren shqiptare, në fakt: “Natyrisht, kjo më bën shumë të lumtur. Gjithmonë ka qenë qëllimi im që të jem në gjendje të luaj për kombëtaren e Zvicrës në një moment. Gjithmonë bëj çmos për këtë”.

Por, vëllai i tij, Arlindi, luan për kombëtaren e Shqipërisë. A nuk ishte kjo, një çështje për sulmuesin në fjalë? “Unë qëllimisht e mbajta gjithçka hapur. A jam kontaktuar nga Shqipëria?
Kurrë, direkt. Më pyetën për vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë”, – sqaron sulmuesi 21-vjeçar i Bazelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz