back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeGjeneral Rama reagon, ndaj medieve serbe: “Plani” i FSK-së në veri!

Gjeneral Rama reagon, ndaj medieve serbe: “Plani” i FSK-së në veri!

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...
E përditshmja beogradase, “Novosti”, ka publikuar sot një artikull lidhur me përgatitjen e një “plani të FSK-së” për ndërhyrje në veri të  Republikës së Kosovës. Mirëpo, këto raportime po dalin të rrejshme dhe aspak reale.
Kjo gazetë raportoi se në këtë plan janë të përfshirë zyrtarët e lartë të Kosovës, dhe operacioni i hyrjes në Jarinje dhe Bërnjak po përpunohet në bazën amerikane “Bondsteel”.

“Qëllimi i aksionit të cilin do ta zhvillonin FSK-ja është që të prodhohet efekti psikologjik te serbët në veri të Kosovës, gjegjësisht përshtypja se janë të shkëputur nga Serbia”.

Mirëpo, gjitha këto raportime po hedhën poshtë nga numri një i këtij institucioni të sigurisë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se shkrimet e tilla janë vazhdimësi e propagandës së shekullit të kaluar.

“Çfarë flasin ata  s’ka të bëjë me kurgjo. FSK-ja i ka pjesëtarët e vet në pjesën veriore sikur gjithë të tjerët. S’ka asnjë plan asnjë ide për atë punë, janë propaganda të tyre”, është shprehur ai.

Megjithatë, Rama ka sqaruar se FSK-ja është e shtrirë edhe në pjesën veriore të vendit.

“Ne i kemi pjesëtarë tanë në pjesën veriore. Ata janë të integruar dhe shërbejnë si gjithë të tjerët. Nuk kanë asnjë telashe ndërsa me propagandat dhe komentet e tyre nuk duam të merremi”, është shprehur ai. /Alban Muhaxheri/Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz