Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për jetesën e shqiptarëve në Jugosllavinë e dikurshme, në periudhën e udhëheqjes së saj nga Josip Broz Tito.
Ish-funksionari i lartë i komunizmit në Kosovë, Azem Vllasi, thotë se periudhë e diktatorit Tito kishte edhe nuancat e saj, duke mos qenë vetëm bardhë e zi.
Vllasi flet për dy periudha të Jugosllavisë nën sundimin e Titos e ku gjithmonë shqiptarët kishin trajtimin më të keq.
“Ne i kemi dy periudha të Titos. Vitet 45-66 ishin një kohë më e vështirë”, thotë ai në Pressing në T7.
“Nuk ishte mirë për të gjithë të tjerët e veç për neve keq megjithëse për neve gjithë më keq se për të tjerët ka qenë”, shtoi ai.
“Ne e kishim më së vështiri diku në vitet 70 e këndej kur Jugosllavia u shëndërru më shumë në një konfederatë se Federatë. Tito ishte autoritet i padiskutueshëm”, shton ai.
E gjithë kjo peridudhë “nuk o krejt bardh e zi, ka edhe nuanca”, shpjegon Vllasi.