back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeHaradinaj në Vatikan: Kërkon njohjen e Kosovës

Haradinaj në Vatikan: Kërkon njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në...

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan, atje është pritur nga sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin. Nga njoftimi që kryeministri ka bërë në Facebook thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani është hap i nevojshëm.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm”, shkruan Kryeministri, transmeton Express.

Tutje ai thotë se liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.

Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka theksuar se ka pasur pritje  tëngrohtë në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

“Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike”, thotë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz