Elvis Naçi është ndër ligjeruesit islam më me shumë shikueshmëri nga publiku shqiptar.
Ligjerata e tij kanë shumë shikime dhe shumë vëmendje nga besimtarët myslimanë, përcjell ORAvip.

E njohim si hoxhë, por publiku dëshiron edhe pamje nga familja e tij, të cilën Elvisi shpesh na e prezanton dhe e konsideron si gjënë më me vlerë në jetën e tij.
Në muajin e Ramazanit edhe Elvisi në kohën e iftarit gjendet pranë familjes së tij dhe një imazh i bukur rreth tavolinës kur presin iftarin, është publikuar së fundi.
Ajo që bie në sy është respekti që ka nusja e Elvisit ndaj prindërve të tij ku shihet se do t’ua servojë ushqimin me shumë respekt.
