BallinaSportBomba e merkatos vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

Bomba e merkatos vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Manchester City po planifikon të përfitojë nga pasiguria e Chelsea duke nisur një sulm të bujshëm për yllin Eden Hazard. “Daily Star” shkruan se kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë sterlina për të nënshkruar me belgun. Hazard i është ofruar një kontratë e re 300,000 sterlina një javë për të qëndruar në “Stamford Bridge”, por mësohet se ai u ka thënë bluve, se do të presë për të parë se cilët lojtarë do të sjellin gjatë verës para se të vendosë për të ardhmen e tij. Antonio Conte njoftohet se do të largohet nga posti i trajnerit në 48 orët e ardhshme, me “Daily Express” duke sugjeruar që ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të zëvendësojë italianin, që qëndroi dy vite duke fituar edhe titullin kampion të Premier League. Me largimin e Conte ende të pakonfirmuar, City shpreson të përfitojë dhe të tundojë Hazard t’u bashkohet në Mançester.

Pep Guardiola është një tifoz i madh i yllit të Belgjikës dhe do t’i kërkojë drejtuesve të “Qytetarëve” të bëjnë gati 100 milionë sterlina për një lojtar i cili e dëshmoi talentin e tij edhe një herë me një shfaqje të shkëlqyer në finalen e FA Cup. 27-vjeçari ka qenë në një formë mbresëlënëse për Chelsea këtë sezon dhe goli i tij i ndihmoi klubit të fitonte FA Cup në finale kundër Manchester United gjatë fundjavës së kaluar. Gjithsesi City dhe Guardiola nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e Eden Hazard, pasi për të interes ka patur edhe nga Real Madridi dhe madje dhe PSG. Megjithatë “Los Blancos” shihen si klubi favorit për të siguruar shërbimet e tij, nëse do të largojnë në merkaton e verës Gareth Bale dhe belgu e ka pranuar disa herë, se i pëlqen një transferim në Madrid, ku do të luajë përkrahë super yllit portugez Cristiano Ronaldo. /EDS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz