back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePrapaskenat e fotografisë së Merkelit me Thaçin e Vuçiqin – Si u...

Prapaskenat e fotografisë së Merkelit me Thaçin e Vuçiqin – Si u tërhoq Thaçi nga kryeministri bullgar

Të ngjajshme

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Fotografia familjare e liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor dje në Sofje ka prodhuar edhe një moment tjetër interesant në raportet Kosovë –Serbi. Organizatori i takimit, një mik i Hashim Thacit dhe Aleksandar Vuçiqit, Kryeministri bullgar Boyko Borisov ka luajtur rolin e ndërmjetësit duke shkuar në rendin e tretë për ta marrë Hashim Thaçin duke e realizuar fotografinë që qarkulloi dje e ku shihen Borisov, Merkel, Thaçi e Vuçiq.

“Gjatë përshëndetjes së tyre dhe bisedës joformale, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov shkoi tek presidenti i Kosovës Thaçi, i cili ishte në rendin e tretë, e mori me vete dhe të gjithë ata u bashkuan në bisedën Merkel, Vuçiq, Thaçi, Borisov, që në samit u komentua si një dëshirë e fuqishme e kryeminstrit bullgar Borisov që të gjitha vendet të prezantohen të barabarta dhe që Kosova dhe Serbia të kenë një komunikim sa më normal në këtë samit” njofton Deutsche Welle.

Siç dihet dje Kryeministri Spanjoll Mariano Rajoy dje e ka bojkotuar samitin BE –Ballkani Perëndimor.

Dokumenti përfundimtar është miratuar nga të gjitha vendet e BE, ndonëse Spanja ishte e vetmja e cila u përfaqësua vetëm në nivel ambasadori.

Dokumenti parashikon vazhdimin e mbështetjes së procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në 17 pikat e miratuara të Deklaratës thuhet se vendet e BP duhet të bashkëpunojnë mes vete, duhet të luftojnë dukuritë negative si korrupsioni dhe krimi i organizuar, duhet të bashkëpunojnë në çështjet e sigurisë, evitimin e migrimeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, luftimin e trafikimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërmarrjen e masave për një siguri në luftën kibernetike, luftimin e terrorizmit etj..

Por në këtë dokument nuk flitet për anëtarësimin e vendeve të BP në BE apo ndonjë kohë të caktuar se kur do të mund të ndodhte kjo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz