BallinaLajmeThaçi takon Merkelin: Vizioni i saj, garancë për perspektiven evropiane të Kosovës

Thaçi takon Merkelin: Vizioni i saj, garancë për perspektiven evropiane të Kosovës

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje ku po merr pjesë në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi në këtë samit ka pasur një takim edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit gjerman në përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

 Vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz