BallinaLajmeBiografia e Kujtim Paçakut, ish deputetit të Kosovës që vdiç sot |Video

Biografia e Kujtim Paçakut, ish deputetit të Kosovës që vdiç sot |Video

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Poeti dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, Kujtim Paçaku, ndërroi jetë në mëngjesin e kësaj të enjte.

Kujtim Paçaku u lind me 12 mars të 1959 në Prizren.

Në Prishtinë kreu studimet në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës dhe studimet postdiplomike në Pedagogjinë Muzikore.

Po ashtu arriti ta përfundonte edhe Akademinë e përshpejtuar për Aktrim dhe Regji në Klasën e Prof. Faruk Begollit.

Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, diplomoi në romologji në Sorbonë të Parisit.

Gjatë studimeve krijoi oktete e kore të shumta. Pëveç aktiviteteve të shumta në shoqëri kulturore si ajo “Agimi”, ishte mësues në Duhël e Bllacë në vitin 1986.

Punoi si gazetar në korrespondent në shumë gazeta dhe media europiane.

Paçaku i cili posedonte një bagazh shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, pati një kulturë të pasur prej një poeti, njofton Klan Kosova.

Ai përtej funksioneve ditore, pra edhe atij të deputetit, mbi të gjitha ishte poet, madje një ndër më të mirëfilltit që i kishte Kosova.

‘Kurrë nuk isha mjaft i bardhë/për të bardhët/As tamam i zi për të zinjtë”, është portreti i Paçakut për romin e nëpërkëmbur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz