Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në qendër të kryeqytetit, saktësisht në rrugën “Rexhep Luci”.
Dy vetura me targa lokale janë ndeshur mes vete duke lënë persona të lënduar përbrenda veturave.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shikimin e aksidentit.
Ndërsa njëra veturë ka goditur pengesat anti parking, ose të ashtuquajturit kungjat për vendosjen e të cilëve u bë i njohur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Nga ky aksident ka mbetur e lënduar një vajzë, ndërsa dhjeta të tjerë janë shpëtuar nga këto pengesa.

Lajmin e ka publikuar në faqen e tij në facebook, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se pikërisht këto pengesa (kungja) kanë shpëtuar lëndimin e kalimtarëve në këtë pjesë.
Ahmeti madje ka lajmëruar se Komuna e Prishtinës shumë shpejt do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.
“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).
Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë” ka shkruar Shpend Ahmeti në rrjetin social facebook.
