BallinaRegjionaleDrenasMilaim Zeka i kërkon ballafaqim televiziv Ramiz Lladrovcit

Milaim Zeka i kërkon ballafaqim televiziv Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Ye-s i anulohet koncerti në Indi

Reperi i njohur botëror Ye nuk do të performojë...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Chelsea – Man City, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e FA Cup...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka vazhduar akuzat e tij ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lladrovci “tërë karrierën e ka ndërtuar mbi bazën e shantazheve”.

Ai ka thënë se nuk i druhet një padie të mundshme, të paralajmëruar nga Lladrovci kundër tij për gjoja shpifje. “Nuk i trembem padisë”, është shprehur Zeka.

Zeka i ka kërkuar ballafaqim televiziv Lladrovcit.

“Po e ftoj publikisht Lladrovcin, le të vijë në studio, le ta zgjedhë televizionin, do t’i publikoj letrat”, është shprehur ai.

“I kam tri letra që Lladrovci ia drejton (Hashim) Thaçit në vitin 2003-4”, ka treguar Zeka në T7.

“Në ato letra ky tregon për çka e akuzon Thaçi. Këto janë letrat e tij, me nënshkrimin e tij”, ka theksuar Zeka. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz