Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit dhe agjëruesve u dëshiron agjërim të lehtë.
Ky muaj i përkushtimit shpirtëror, thekson virtytet dhe vlerat e gjithëmbarshme njerëzore, si solidaritetin dhe kujdesin, por edhe dashurinë e ndihmën për njerëzit.
Ramazani, si muaj i vetëpërmbajtjes, sakrificës e vetëmohimit madhështon këto virtyte që përbashkojnë njerëzit, mbjellin dashurinë, e çmon, duke dhënë shembull të devotshmërisë për mirëkuptim mes njerëzve, frymën e tolerancës dhe barazisë.