BallinaRegjionaleMadhështore çfarë kanë bërë mërgimtarët e Vushtrrisë

Madhështore çfarë kanë bërë mërgimtarët e Vushtrrisë

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Bashkatdhetarët e Vushtrrisë që jetojnë në Gjermani gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit kanë ndërmarr një iniciativë bamirësie për njerëzit që nuk mund të blejnë bukë.

Drejtori Komunal për Shëndetësi në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata persona që nuk kanë mundësi, mund të shkojnë të marrin bukë pa paguar në një furrë të qytetit.

Meholli ka bashkangjitur fotografinë e furrës në të cilën qytetarët e Vushtrrisë mund të marrin bukë gjatë një muaji, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Mehollit:

Të dashur miq, të dashur qytetarë të Vushtrrisë!

Urime muaji i shenjët i Ramazanit! Zoti na e lehtësoftë agjerimin dhe na e pranoftë agjerimin e devotshmërin gjatë këtij muaji.

Muaji i Ramazanit në Komunën tone, pritet me një traditë, respekt e solidaritet të veçant.
E tillë është edhe iniciativa e bashkëatdhetarëve tanë nga Gjermania të cilët përmes një miku të tyre më lutën të njoftojë se:

“Ata (bashkëatdhetarët tanë në Gjermani) kanë vendosur të paguajnë bukën për të gjitha ato familje që nuk kanë mundësi ta paguajn buken gjatë këtij muaji”. Në foto gjeni furrën ku mund të furnizoheni e cila gjendet afër shkollës “Naim Frashëri”.

Falemnderit diasporë që ishit dhe vazhdoni të jeni krahu më i fuqishëm i humanitetit për vendin tonë!

Me Respekt
S.M.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz