BallinaLajmeDalin detaje rreth shkarkimit të dekanëve në Universitetin “Haxhi Zeka”

Dalin detaje rreth shkarkimit të dekanëve në Universitetin “Haxhi Zeka”

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Pas gati një viti prej se u zgjodhën dekanë në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, profesorët Halit Shabani, Nexhdet Shala e Adem Dreshaj janë shkarkuar nga kjo pozitë, raporton KTV.

Këshilli Drejtues i Universitetit kishte nxjerrë një rregullore, që më pas doli të jetë në kundërshtim me statutin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Sipas statutit, dekani duhet të jetë profesor i asociuar, ndërsa pika tre e nenit 18 të rregullores kishte përcaktuar që të jetë vetëm profesor asistent.

Profesori Nexhdet Shala thotë se ata u zgjodhën në bazë të kushteve të përcaktuara sipas rregullores që kishte nxjerrë Këshilli Drejtues.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Haxhi Xhemajli, nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së për të marrë përgjigje rreth nxjerrës së kësaj rregulloreje, e cila më pas është shfuqizuar.

Ndërkohë, në Rektoratin e Universitetit e arsyetojnë vendimin e Këshillit me mungesë të kuadrove, por theksojnë se janë të obliguar të zbatojnë çfarëdo vendimi që nxjerr ky këshill.

Në Ministrinë e Arsimit, shkurt, kanë deklaruar se vendimet i takojnë Këshillit Drejtues dhe nuk ndërhyjnë në punën e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz