back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeReagon poligoni i shenjëtarisë "Fazani"

Reagon poligoni i shenjëtarisë “Fazani”

Të ngjajshme

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë

Ditë më parē nēpër media dhe portale është përfolur duke akuzuar për keqpërdorim sh.p.k. “Poligoni Fazani” duke shpifur fjalë të pavërteta.
Sh.p.k. “Poligoni i shenjëtarisë Fazani” është poligon për trajnimin e klientëve për gjuajtje me armë të ndryshme.
“Fazani” që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës ështê i kompletuar me dokumentacion të rregullt, licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Poligoni “Fazani” me pronare Bukurije Rexhepi dhe autorizues Hashim Rexhepi, bën punë në mënyrë të rregullt sipas ligjit në fuqi, lëshuar nga MPB-ja.

Unë Atdhetar H. Rexhepi dëshmoj sinqerisht se nuk jam i autorizuar as për Poligonin e shenjëtarisë Fazani dhe as për Ministrisnë e Punëve të Brendshme.
Lejet e shenjëtarisë, çertifikimin e armëve dhe lejet për armëmbajtje i lëshon vetëm stacioni policor i Kosovës me urdhërin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Poligoni Fazani nuk ka asnjë çasje për lëshimin e lejeve për armëmbajtje. Ky poligon (sipas pronarëve) punon vetëm me klientë për trajnimin e armëve, gjithaahtu bën edhe shitjen e armëve në mënyrë legale, me autorizim të MPB-së.

Për akuzat e bëra nga Gjykata dhe Prokuroria, unë Atdhetar Rexhepi kam pranuar edhe para prokurorisë, se kam qenë ndërmjetësues për lëshimin e lejeve për armêmbajtje që lëshohen nga MPB-ja dhe asnjëherë nuk kam përdorur poligonin Fazani për këto punë, sepse tek “Fazani” asnjëherë nuk janë lëshuar leje për armëmbajtje nga kompanitë e licensuara, ngaqë nuk janë kopetent për këtë çështje, përveç MPB-së në krye me drejtorin dhe zyrtarin e lartë z. MENSUR HOTI (MPB).

Lus Prokurorinë që t’i shfletoi të gjitha faktet që ua kam dërguar përmes policisë së Kosovës, qē ato fakte të zbatohen sa më shpejtë në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Poashtu të bëjnë edhe arrestimin e zyrtarëve të lartë të MPB-së, të cilët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke pranuar edhe marrjen e ryshfetit për të bërë lëshimit e lejeve për armëmbajtje nga MPB-ja.
Publikisht deklaroj se unë do të jem çdoherë dëshmitar për të bashkëpunuar me gjykaën dhe prokurorinë, për të mirë e vendit.
Le të akuzohen, gjithashtu edhe le të dënohem në mënyrë të drejtë sipas ligjit dhe rregullave të gjykatës, por bashkë me mua le të dënohen edhe zyrtarët e lartë të MPB-së, të cilët janë poashtu fajtorë për këto akuza, por jo të dënohen njerēz të pafajshëm, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të informuar dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me akuzat e lartëpërmendura, siç është i përmendur z. Hashim Rexhepi (i autorizuar për poligonin Fazani).

Me sinqeritet
Atdhetar Rexhepi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz