back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMinistri Pacolli kërkon zonë ekonomike për investimet nga SHBA

Ministri Pacolli kërkon zonë ekonomike për investimet nga SHBA

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se është për idenë e krijimit të një zone ekonomike në Kosovës.

Sipas tij përmes kësaj zone do të tërhiqeshin investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Klan Kosova.

“Për një kohë të gjatë kam promovuar idenë e zonave ekonomike në Kosovë që do të tërheqin më shumë investime të huaja, do të sjellin kapital të huaj dhe ekspertizë në Kosovë dhe do të krijojnë vende të reja pune për rininë tonë, duke u dhënë atyre një të ardhme më të ndritur. Ne mandatin qeverisës 2011/2014 arritëm të bëjmë përgatitjen ligjore por më vonë nuk u bë asgjë”.

“Mbështes fuqishëm idenë e lansuar për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks të veçantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Pacolli, përmes Facebook.

Ai ka pohuar se ka shumë kompani amerikane në Kosovë dhe shumë më tepër mund të vijnë nëse krijohen kushte që do ta bënin Kosovën më tërheqëse në rajon dhe në Evropën Lindore.

“Unë do të shtyj në qeveri këtë ide që së shpejti të marrim vendimin për të krijuar një zonë ekonomike për investitorët amerikanë dhe për të organizuar një Forum Ekonomik-Investimesh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara që do të bashkonte komunitetin e biznesit të dy vendeve tona”.

“Besoj se do të kemi rezultate konkrete duke sjellë më shumë investime, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke pasur një të ardhme më të mirë për vendin tonë”./Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz