BallinaRegjionaleDrenica bashkon sërisht Haradinajn, Jasharin, Lushtakun... (Foto)

Drenica bashkon sërisht Haradinajn, Jasharin, Lushtakun… (Foto)

Të ngjajshme

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

“Rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi se shqiptarët nuk do të frikësohen më para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte rininë e Kosovës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te varri i Tahir dhe Nebih Mehës, në 37 vjetorin e rënies.

Kryeministri Haradinaj tha se Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët.  “Edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani është Tahiri e Nebihi, por ai që vërtet na nderon gjithë neve si komb është komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari tha se është obligim i të gjithë neve t’i nderojmë dhe respektojmë heronjët dhe dëshmorët tanë.  Ai tha se rënia e tyre 37 vjet më parë i ka motivuar të rinjët dhe të rejat se si duhet atdheu.

Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, falënderoj kryeministrin Haradinaj për ardhjen në Prekaz, për të nderuar gjakun e derdhur për liri të heronjve të parë të luftës së Shaban Polluzhës.

Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe themelet e Kullës  së Rezistencës së Tahir e Nebih Mehës dhe Kullën e familjes Meha dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi flamurin kombëtar nipit të Tahirit, Ilir Mehës. /Drenica Press/

Image may contain: 4 people, people standing, sky, cloud, wedding, suit, outdoor and natureImage may contain: 5 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 6 people, people standing, suit and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz