BallinaLajmeNenad Rikalo suspendon nga puna drenicasin, Elhami Hajdari (Dokument)

Nenad Rikalo suspendon nga puna drenicasin, Elhami Hajdari (Dokument)

Të ngjajshme

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka,...

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Nenad Rikalo ka suspenduar nga puna kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Elhami Hajdarin nga data 8 maj deri në një vendim tjetër, raporton zëri.info.

Në vendimin e siguruar  nga gazeta “Zëri” thuhen dy arsye për shkarkimin e Hajdarit.  E para është për shkak të dyshimit lidhur me rastin PP.467/16 të datës 23.06.2016 në drejtim të veprës penale të Kanosjes, deri sa arsyeja e dytë e shkarkimit sipas vendimit të siguruar thuhet të jetë mos bashkëpunimi i tij.

“Pezullimi behët edhe për shkak të mos bashkëpunimit, koordinimit, mos ardhjes në takime punuese të ftuara nga kabineti i ministrit dhe mos zbatim i politikave të përbashkëta bujqësore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht kabineti i ministrit”thuhet në vendimin e siguruar, raporton zëri.info.

Sipas vendimit në fjalë Hajdari do të marrë 50 për qind të pagës gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, raporton zëri.info.

ImageImage

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz