back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHoxha: Këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm

Hoxha: Këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në një deklaratë për Telegrafin tha se pret që sivjet qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Ministrja Hoxha në Ditën e Evropës tha se mungesa e liberalizimit të Kosovës i ka ngushtuar mundësitë dhe kapacitetet e shoqërisë në Kosovë.

“Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë, edhe ne edhe Brukseli. Dita e Evropës, do të shënohet vitin tjetër edhe më mirë, me liberalizimin e vizave, sigurisht që brenda këtij viti do të ndodhë liberalizimi. Kemi qenë evropian kur ende konceptet aktuale gjeografike e historike nuk kishin këtë frekuencë, prandaj, nuk jemi inferior sa i takon të kaluarës, liberalizimi i vizave na ka ngushtuar mundësitë dhe kapacitetet tona. Në rend të parë për kufizimin për të rinjtë tanë, edhe ky kufizim presim të hiqet sivjet”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

“Pres rekomandim pozitiv pa dilema sepse punët i kemi kryer dhe disa dukuri nuk kanë afate dhe mbesin detyrim yni i vazhdueshëm. Gjithsesi pres vlerësim pozitiv”, tha ajo.

Hoxha tha se fundi i këtij viti do të kurorëzoj punën e tyre institucionale për liberalizimin e vizave.

“Fundi i këtij viti do të kurorëzoj punën tonë institucionale për liberalizimin e vizave. Po ashtu duhet të dihet se zbatimi i MSA-së dhe Reformave të parapara me Agjendën evropiane nuk do të ndalet, procesi i integrimit në familjen e madhe evropiane”, theksoi Hoxha.

Ndryshe, sot është shënuar “Dita e Evropës” me disa aktivitete në sheshet e Prishtinës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz