back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKosova dhe Serbia përleshen edhe për karateistët – reagon OSBE-ja

Kosova dhe Serbia përleshen edhe për karateistët – reagon OSBE-ja

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndajnë sportin nga politika dhe të ruajnë frymën e ngjarjeve sportive në të gjitha disiplinat

Përmes dy reagimeve dje dhe sot, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësimin pasi Federata e Futbollit e Kosovës nuk lejoi që klubi serb i futbollit, Crvena Zvezda, të luajë një ndeshje miqësore në Graçanicë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalimin e ndeshjes humanitare mes KF Crvena Zvezda, Beograd dhe KF Graçanica nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në lidhje me këtë dhe anulimet e ngjarjeve tjera sportive kohëve të fundit, Misioni i OSBE-së dëshiron të ritheksojë nevojën për ndarjen e çështjeve politike nga ngjarjet sportive dhe ruajtjen e frymës së sportit në të gjitha disiplinat”, thotë ky mision.

Ngjashëm, OSBE-ja ka reaguar edhe pas ndalimit të ekipit kosovar të karatesë, të cilët u kthyen në kufi sot në mëngjes dhe nuk u lejuan të marrin pjesë në një turne në Novi Sad.

“Pas lajmit për pamundësinë e karateistëve të Kosovës që të marrin pjesë në një turne në Novi Sad, Misioni i OSBE-së në Kosovë dëshiron të ripërsërisë thirrjen e vet për depolitizim të sportit dhe që të bëhen të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen pa ngarkesa politike”, thuhet në reagim, duke bërë thirrje për dialog mes palëve dhe mundësim të zhvillimit të ngjarjeve sportive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz