BallinaRegjionaleMitrovicëDrejtues të Komunës inspektuan punimet në rrugën e Zasellës

Drejtues të Komunës inspektuan punimet në rrugën e Zasellës

Të ngjajshme

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë inspektuar punimet për asfaltimin e rrugës për në fshatin Zasellë, si dhe kanë biseduar me qytetarët e fshatit edhe për problemet tjera infrastrukturore dhe të fushave tjera me të cilat po ballafaqohen banorët e atyshëm.

Mujka dhe drejtorët Zeka e Muja kanë biseduar edhe me përfaqësuesit e Kompanisë që ka fituar tenderin për asfaltimin e rrugës për respektimin e afateve për kryerjen e punëve sipas dinamikës së përcaktuar deh me cilësi të lartë. Ata me këtë rast kanë bërë sugjerimet e tyre lidhur me çështjet e lartpërmendura, si dhe kanë premtuar mbështetje në rast se ajo kërkohet nga kompania punë kryese.

Përfaqësuesit kompanisë përfituese e që është ajo “Rrukolli”, ju thanë zyrtarëve komunal se punimet do të kryhen sipas dinamikës së paraparë dhe duke i respektuar të gjitha kriteret e marrëveshjes së nënshkruar.

Zyrtarët komunal me këtë rast biseduan edhe me disa nga qytetarët që i takuan andejpari gjatë inspektimit të punimeve. Qytetarët u shprehën të jenë të kënaqur me punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës së tyre dhe me përpjekje që po bënë komuna për t’ua lehtësuar jetën atyre.

Po ashtu, drejtuesit e lartpërmendur komunal biseduan me qytetarë edhe për problemet tjera që ata i preokupojnë në jetën e përditshme. Ata u interesuan për kërkesën e banorëve të lagjes Hamiti për ndërtimin e rrugës në gjatësi prej rreth 400 metra, e cila aktualisht është bërë shumë e vështirë për kalim.

Zyrtarët komunal ju thanë banorëve të lagjes se do të shikojnë se cilat janë mundësitë për t’i mbështetur, pasi që ajo rrugë nuk është në planin komunal për ndërtim gjatë këtij viti. Sidoqoftë, thanë ata, do të bëjnë përpjekje maksimale që rruga të ndërtohet tani kur është duke u asfaltuar edhe rruga kryesore e fshatit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz