BallinaLajmeRruga Shëngjin-Velipojë do të përshkohet për 19 minuta (Detajet)

Rruga Shëngjin-Velipojë do të përshkohet për 19 minuta (Detajet)

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë.

Drejtori i Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, u shpreh sot në prezantimin e këtij projekti në Lezhë se rruga shkrurtohet për 14.8 kilometra.

“Sot për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar 4 akse të ndryshme rrugore. Me investimin prej 3.8 miliardë lekësh, shkurtohet distancën në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për 19 minuta”, tha ai, transmeton atsh.

Ai ka përshkruar edhe veçoritë e rrugës së re.

“Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës”, ka thënë ai.

“Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin. Po shohim mundësinë për një bashkëpunim me Malin e Zi për një cross-border dhe hapjen e portave të turizmit deri në Shëngjin”, u shpreh Beci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz