Fitim Lladrovci, i dënuar me pesë vjet burg për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, është liruar nga burgu.
Burime të Gazetës Intro, bëjnë me dije se Lladrovci është lënë i lirë tash e 1 muaj.
I riu nga Drenasi ishte dënuar në vitin 2015 me 5 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në grupe terroriste dhe dy vepra tjera armëmbajtje pa leje.
Ai ishte kthyer nga Siria në janar të 2015 përmes aeroportit “Adem Jashari”, ku edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës,
Gjykata e Apelit në Prishtinë po atë vit ia kishte ulur dënimin nga pesë në 3 vjet e gjysmë dhe pas përfundimit të burgut ai tashmë është i lirë që nga muaji i kaluar, raporton Gazeta Intro.
Ndryshe, Lladrovci ishte kërcënuar nga ISIS me ekzekutim pasi kishte ndihmuar kthimin nga Siria të 8-vjeçarit Erion Zena në Kosovë.

