BallinaLajmeVazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

Vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme kërkimet në lumin Lepenc për policin e zhdukur, Armend Trena.

Reshjet e vazhdueshme të shiut dje dhe sot duket se e kanë vështirësuar operacionin e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të tjera zhytësish, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka thënë për lajmi.net edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili shtoi se megjithatë kërkimet për policin e zhdukur janë duke vazhduar.

“Janë vështirësuar pak kërkimet nga rritja e nivelit të ujit për pjesëtarët dhe për zhytësat, mirëpo kërkimi është duke vazhduar, por për momentin nuk kemi dicka konkrete”, tha Gashi.

Gashi po ashtu bëri të ditur se ka numër të mjaftueshëm të zyrtarëve që po marrin pjesë në kërkimet për Armend Trenën .

“Përafërsisht aty jemi sikur ditëve të tjera, po e bëjmë edhe me ndrrime, por gjithsesi kemi mjaftueshëm pjesëmarrës, si FSK-ja, Agjencioni për Menagjimin e Emergjencave dhe Policia”, bëri të ditur Gashi.

Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi u zhdukën mbrëmjen e 28 prillit pas aksidentimit në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ku më pas dyshohej të kenë rënë në lumin Lepenc. Operacioni i kërkim-shpëtimit rezultoi me gjetjen e trupit të Malsor Dashit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz