BallinaSportChelsea mposht Liverpoolin – Blutë afër kualifikimit në LK, Reds rrezikojnë seriozisht

Chelsea mposht Liverpoolin – Blutë afër kualifikimit në LK, Reds rrezikojnë seriozisht

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Chelsea ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Antonio Contes ka marr një fitore të madhe ndaj asaj të Jurgen Klopp, fitore e cila mund t’i dërgoj në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit që pati shumë raste për gol, por pa arritur ta gjej atë.

Në anën tjetër, Chelsea në rastin e tyre të parë të mirë e gjeti golin me anë të Olivier Giroud (32′), i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Victor Moses.

Giroud shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Chelsea u mbyll mbrapa dhe tentonte vetëm me anë të kundërsulmeve, ndërsa Liverpooli provonte të gjente hapësira.

Mysafirët nuk arritën ta gjejnë golin as në këtë pjesë dhe në fund Chelsea arriti një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0.

Chelsea afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Chelsea zë pozitën e pestë me 69 pikë dhe një lojë më pak apo vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në vend të katërt dhe tri më pak se Liverpooli në të tretin dhe me një fitore Blutë mund t’i parakalojnë dy skuadrat në renditje.

Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea e pret në shtëpi Huddersfieldin, ndërsa Liverpooli e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz