BallinaKulturëVdes djali i vetëm i shkrimtares shqiptare

Vdes djali i vetëm i shkrimtares shqiptare

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet shkrimtarja në një postim në rrjetet sociale. Ceremonia mortore për djalin e Flutura Açkës do të mbahet në Utrecht të Holandës, ku shkrimtarja shqiptare jeton prej disa vitesh.

Ky është postimi i plotë i shkrimtares:

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz