back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDetaje për kosovarin që u gjet i djegur në veturën e tij...

Detaje për kosovarin që u gjet i djegur në veturën e tij në Shqipëri |FOTO

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Xhafer Osmani nga Pestova e Vushtrrisë është personi që u gjet mesditën e të shtunës në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri. Ai fillimisht dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri e më pastaj është djegur në veturën e tij personale në rrethana misterioze dhe ende të pasqaruara mirë. Metro ju sjell të gjitha dëshmit dhe rrethanat që shtynë në vrasjen e këti personi.

Burimet e gazetës Metro brenda policisë kanë mësuar se arsyeja se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri, ishte lidhja e dashuris që ka atje që disa kohë, po ashtu Xhafer Osmani me veti kishte rreth 3000 euro para të gatshme me veti, shkruan gazetametro.net.

Metro mëson se ai po udhëtone me veturën e tij personale, që disa herë në Shqipëri duke kaluar kohë më të madhe atje. Ai është ekzekutuar në rrethan shumë misterioze gjatë ditës së shtune në Shqipëri, shkruan gazetametro.net.

Më poshtë Metro ka siguruar foton e personit që është gjetur i vrarë në rrethana misterioze në Shqipëri.

Burimet nga grupi i hetimit thanë se janë kamerat e një karburanti që ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Sipas të dhënave nga policia, mjeti tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN rezulton të jetë futur në rrugicën pranë karburantit në orën 10:00, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë në orën 13:05 minuta. Mjeti ishte i pajisur me xhama të zinj në dyert e pasme, ndërsa kamerat kanë arritur të fiksojnë vetëm shoferin, një person rreth 30 – 35 vjeç. Ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Pasi kanë vajtur në fund të një are të mbjellë me grurë dhe pa dalje, autorët e kanë fshehur makinën në kallamishte për të mos u dukur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz