BallinaLajme“Al Petrol” nuk ka licencë për “Shell”, urdhërohet t’i heq reklamat me...

“Al Petrol” nuk ka licencë për “Shell”, urdhërohet t’i heq reklamat me këtë emër

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Kompania e derivateve “Al Petrol” kundërligjshëm ka vendosur reklamat e gjigantit të derivatëve të naftës “Shell“, në tetë pika të karburantit nepër Kosovë.

Me këtë rast, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, gjegjësisht Inspektorati i kësaj ministrie ka nxjerrë një vendim kundër kësaj kompanie, për shkak të mos respektimit të ligjit.

Është ministri Bajram Hasani ai i cili për “Gazeta Blic” ka konfirmuar këtë veprim të kompanisë “Al Petrol”. Sipas tij, Kompania “Al Petrol”, ende nuk e ka prezantuar licencën nga Kompania “Shell”, çka ka bërë që MTI të urdhëroj mbylljen e këtyre pikave ose heqjen e reklamave të gjigantit botëror të naftës.

Inspektorati ka lëshuar një urdhëres që kompania “Al-Petrol” të largojë ose t’i mbulojë reklamat e vendosura të kompanisë “Shell” në tetë pika, pasi që ajo vazhdon të operojë si “Al-Petrol” dhe jo si “Shell”. Në këto rrethana i kemi dhënë një afat deri të premtën që të zbatojë urdhëresën e lëshuar ose ato pika do të mbyllën, deri sa të prezantojë licencën e “Shell”-it që pastaj t’i transferohet edhe emri nga “Al-Petrol”, në të kundërten nuk mund të operojë me atë mbishkrim, por po besoj që pronari e ka kuptuar dhe do ta kryej obligimin e tij”, u shpreh ministri Hasani.

Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të marrë një qëndrim edhe nga Lulzim Kryeziu, përfaqësues i “Al Petrol”, por ai nuk ka qenë i qasshëm në dhjetëra thirrje telefonike të redaksisë.

Ndërkohë “Gazeta Blic” në orët e pasditës së djeshme ka vizituar njëren nga pikat ku është vendosur reklama e kompanisë “Shell” për të kuptuar nëse është përfillur urdhëresën e Inspektoratit, por nga ajo që shihet në pamjet e siguruar, reklamat nuk janë larguar por janë mbuluar pjesërisht.

Kompania e derivateve “Al-Petrol”, me reklamen e kompanisë “Shell”. / Foto: Gazeta Blic

Më herët ishte thënë se “Al Petrol” ka blerë të drejtën e përdorimit të markës së “Shell”, mirëpo ende pa u bërë zyrtarizimi i markës së re ndërkombëtare në Kosovë, kompania kosovare e derivateve ka bërë shkelje ligjore për çka edhe është ndaluar dhe urdhëruar nga MTI-së që t’i respektojë ligjet dhe të mos operojë me emrin “Shell”, pa u pajisur me licencë, të cilën ende nuk e ka prezantuar në ministri.

Ndryshe, “Shell” është kompania e derivateve më e madhe në botë që posedon mbi 43 000 pika në 5 kontinente, dhe me rreth 30 milion konsumatorë në ditë./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz