Kjo është një nga hyrjet e kryeqytetit në pjesën lindore të tij. Rruga që lidhë Prishtinën me fshatrat e Gollakut: Llukar, Makofc, Grashticë, Mramor, Busi, Marec, Koliq, Keqekollë, Prapashticë etj., vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme.
Një lexues i gazetës Insajderi ka dërguar fotografi që tregojnë gjendjen e mjerueshme të rrugës.
Po ashtu, kjo rrugë shërben edhe si arterie që lidhë Prishtinën me Gjilanin, Kamenicën, Novobërdën etj. Mijëra banorë të këtij rajoni, por edhe qytetarë të tjerë, qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë, e cila vazhdon të mbetet në këtë gjendje me vite, pavarësisht taksës rrugore që qytetarët paguajnë në komunë me rastin e regjistrimit të automjeteve të tyre.


