Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Halkidiki, ku traktori që po drejtonte shqiptari është përmbysur, duke e zënë atë poshtë.
Deri tani nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit, ndërsa mësohet se ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur nxjerrin e trupit të pajetë të shqiptarit.
Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje.


